Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

20 zyrtarë policie rezultojnë si të përfshirë në ish-Sigurimin e Shtetit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 15:40 | Aktualitet
20 zyrtarë policie rezultojnë si të përfshirë në

Të paktën 20 zyrtarë të policisë rezultojnë se janë të përfshirë në ish-Sigurimin e shtetit. Burime pranë autoritetit të dosjeve thanë se deri më tani nga të dhënat e përpunuara nga ky institucion kjo dhe për llogari të procesit të vetingut numri i efektivëve është 20, por kjo shifër mund të pësojë ndryshime.

8 prej emrave në listën emërore të përpunuar nga Autoriteti i Dosjeve janë zyrtarë aktualë, por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndërsa dy prej tyre kanë kaluar procesin e vetingut me sukses. Deri më tani komisioni i jashtëm ka në sitë 47 drejtuesit e lartë të policisë prej të cilëve 15 drejtues janë rikonfirmuar në kriterin e pasurisë aftësive dhe pastërtisë së figurës.

Mes konfirmimeve në detyrë numërohet vetëm një përjashtim dhe dy dorëheqje. Autoriteti i dosjeve ka dërguar vendime për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në ish-Sigurimin e Shtetit që në vitin 2019. Sipas Partisë Demokratike ata nuk mund të shërbejnë në radhët e policisë pasi jo vetëm që kanë mohuar përfshirjen e tyre, por kanë plotësuar gabim formularin e vetingut mbi këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë