200 milionë euro për krizën energjetike. Rama: S’do të ketë rritje çmimi dhe kufizime

Kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht krizës energjetike, nuk do të ketë rritje të çmimit apo kufizime me furnizim. Ai prezantoi një plan me 3 pika për përballimin e krizës, për të cilën është parashikuar një fond prej 200 milionë eurosh.