2015 – 2019, socialistët tejkalojnë veten, 73 mijë vota më shumë

Socialistët do t’i kalojnë ditët e nxehta të korrikut mes shifrash. Llogaritja e rezultateve të 30 qershorit dhe krahasimi me votën politike të vitit 2017 dhe votës së veçuar nga koalicioni në zgjedhjet e vitit 2015 do të jenë pasqyra e vlerësimit në Asamblenë e fund korrikut.

A2 CNN ka bërë llogaritjen e 12 bashkive kryesore në vend si qendër qarku, ku nga rezultatet e këshillave bashkiakë, që shquhet vota për siglën e partisë, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, duket një thellim I rezultatit në adresë të Partisë Socialiste, me 73 496 vota.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN