Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“25 prilli”, nuk miratohet plani hetimor. Alibeaj: Komisioni përfundon këtu

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 15:32 | Politikë
“25 prilli”, nuk miratohet plani hetimor. Alibeaj: Komisioni

Dështon komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Shkak u bë mosmiratimi i planit të hetimit çka për kryetarin Enkelejd Alibeaj do të thotë mbyllje e komisionit.

“Për sa kohë që nuk miratohet plani i hetimit, nuk mund të deklarohet dot fillimi i hetimit që do të thotë se praktikisht hetimi i këtij komisioni përfundon këtu dhe përderisa përfundon këtu, përgjegjësia ligjore dhe politike është në sytë e publikut”, tha Alibeaj. 

Shkak i votave kundër ishte lista e personave që do të thirreshin për të dëshmuar, ku socialistët kundërshtuan dy emra, Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

https://a2news.com/2021/11/24/hetimet-per-zgjedhjet-e-25-prillit-brenda-24-dhjetorit-thirren-te-gjithe-deshmitaret/

“Është e qartë që ju doni të harxhoni kohë duke thërritur titullar institucionesh që nuk na japin këtu asnjë të dhënë sepse nuk kanë dijeni për ngjarjet që ne hetojmë dhe doni që të vononi sa më shumë dhe të vazhdoni betejën tuaj politike”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu. “Kërkesa për thirrje dëshmitarësh apo titullarë institucionesh është kërkesë që pranohet pa votim”, iu përgjigj Alibeaj.

Tjetër arsye që çoi në mosmiratimin e planit hetimor lidhej me periudhën në të cilën do të shtrihej puna. Opozita kërkonte nisjen nga janari 2020 deri në zgjedhje, ndërsa socialistët insistuan që gjithçka të kufizohej në periudhën zgjedhore 4-mujore të parashikuar në Kod.

Mosdakordësia shënoi edhe fundin e mbledhjes ku të parët që u larguan ishin opozitarët. Pavarësisht kësaj, mazhoranca qëndroi dhe miratoi planin hetimor, sipas versionit të saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë