Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

27-vjeçari gjendet anës rrugës me plumb në kokë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2020, 10:00 | Kronikë
27-vjeçari gjendet anës rrugës me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkjezë të Bashkisë së Vaut të Dejës. Një 27-vjecar, i identifikuar si Gjin Ndoji, u gjet i vrarë me arme zjarri në anë të rrugës automobilistike.

Sipas të dhënave policore i riu është banor i lagjes “1 maji” në qytetin e Shkodrës. Të dhënat paraprake flasin se Ndoji është qëlluar me një plumb në kokë, çka ngre dyshime për një ekzekutim. Pranë trupit u gjet edhe një autoveturë tip BMW, që mendohet se është e viktimës.

Për momentin Policia nuk ka asnjë version në lidhje me këtë ngjarje, ku humbi jetën 27-vjeçari që njihet për precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu