28 vite nga 2 prilli ’91, Basha: Do ta fitojmë këtë betejë

Përmes një ceremonie përkujtimore janë nderuar sot në Shkodër katër të rinjtë e vrarë në demonstratën e 2 prillit 1991. 28 vite më parë u trondit Shkodra dhe gjithë Shqipëria, ku u vranë katër te rinj gjatë kësaj demonstrate kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit. Gjatë homazheve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se 2 prilli duhet të shërbejë si kujtesë për të zhdukur rrënjët e se keqes. ”T’i japim fund mostrës politike të lidhur me krimin që po i merr ajrin Shkodrës e gjithë Shqipërisë”, ishte mesazhi i liderit të opozitës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN