Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

3 vite pandemi, Alimehmeti: Vuajtëm pasojat më të rënda për shkak të nënraportimit të qëllimshëm, OBSH na la në baltë

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 08:50 | Aktualitet
3 vite pandemi, Alimehmeti: Vuajtëm pasojat më të rënda

I ftuar në “Dita jonë” në A2CNN, Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli mbi situatën nga pandemia në vendin tonë, kur tanimë janë bërë tri vite që nga shfaqja e saj në vendin tonë.

Sipas Alimehmetit, kjo është diçka që nuk mund ta ndalosh dot, ndërsa përmendi faktin se ne kemi vuajtur pasojat më rëndë në Evropë për humbje jetësh, por edhe në botë dhe kjo sipas tij vjen për shkak të nënraportimit të qëllimshëm nga ana e institucioneve përgjegjëse shtetërore.

“Thjesht nuk mund ta ndalosh dot. Ndaj thoshin atëherë që kjo është diçka qesharake. Në atë kohë ne OBSH-ja na la në baltë.

Si e përballoi Shqipëria pandeminë?

Ne kemi vuajtur pasojat më rëndë në Evropë për humbje jetësh dhe diku të 4-5 më rëndë në nivel bote. Kjo për shkak të nënraportimit të qëllimshëm të rasteve dhe të humbjeve të jetës.

Por, çfarë ndodh kur nënraporton? Automatikisht te njerëzit mendojnë se problemi është më i ulët. Si rrjedhojë do të marrin vendime në bazë të të dhënave, vigjilenca është më e ulët, fillojnë pse kjo e pse ajo.

Dhe një nga pasojat që vrau edhe ekonominë ishte pjesa e karantinës së të gjithë popullatës. Nuk ka bërë kuptim kjo ndonjëherë në periudhë pandemie. Për një arsye shumë të thjeshtë, për ta shtyrë në kohë.

Do bënte sens ndoshta katër javët e para sa të organizoheshin spitalet. Ju e mbani mend sa gjëra non – sens kishte. Do zoti nuk kthehet më kurrë diçka e tillë, por ne duhet të mësojmë nga kjo që kaluam.”

Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli