Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

3 vjet “Toptani Shopping Center”…

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 18:04 | Aktualitet
3 vjet “Toptani Shopping Center”…

“Toptani Shopping Center” ka ditëlindjen. Qendra më e madhe tregtare në qendër të Tiranës shënon 3 vjetorin e hapjes dhe kjo ngjarje është një arsye më shumë për të festuar. Duke qenë se kjo ngjarje përkon me festat e 7 dhe 8 marsit, një festë 3 ditore është menduar të shoqërojë këto ditë për të krijuar një atmosferë sa më të gëzueshme.

Vizitorët patën mundësinë që të gjejnë dhuratën e duhur për festën e 7-8 marsit me oferta të ndryshme në dyqanet e qendrës si dhe evente për të gjitha grupmoshat, si lojëra dhe dhurata për fëmijët, instalacione të ndryshme për të bërë fotot dhe videot dhe për t’i ndarë ato me miqtë në rrjetet sociale dhe pse jo duke marrë kujtimet e tyre nga qendra me fotot e ofruara falas.

Përgjatë këtyre ditëve gratë dhe vajzat kanë një vëmendje të veçantë duke iu ofruar kurimin e flokëve, duarve dhe make-up falas në qendër. Gjithashtu nuk mungoi dhe muzika për të festuar këtë përvjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë