“30 qershori”, Paloka: Përveç administratës së kërcënuar, askush nuk voton

Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00, nga ku u shpreh se pas dekretit të Metës nuk ka më zyrtarisht një datë zgjedhjesh në Shqipëri.

“Dekreti i Presidentit e bën nul 30 qershorin, çdo gjë tjetër që vjen pas shqiptarët e logjikojnë. Dje u vërtetua se sa të drejtë kemi pasur ne”, tha Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD theksoi se në 30 qershor nuk votojnë qytetarët. Paloka thekson se të vetmit që mund të votojnë mund të jetë administrata e kërcënuar.

“Përveç administratës, e cila po të detyrohet, nën kërcënim, të shkojë të marrë pjesë në këtë farsë të fëlliqur, asnjë tjetër nuk shkon. Madje, shumë socialist kanë deklaruar edhe publikisht”. Për Palokën, Rama po synon të vendosë diktaturën. “Praktikisht Rama po konsumon një grusht shteti dhe pas 30 qershorit synon të vendosë diktaturën. Këtë e ka thënë me gojën e palaçove të tij”.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: S’mund të ketë deputetë që shkojnë te njerëzit javën e fundit të fushatës
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kush s’i përgjigjet ritmit të 30 qershorit, del nga projekti i vitit 2021
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Reforma në Drejtësi, as nuk diskutohet, as nuk negociohet
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Nuk kam disponim për marrëveshje politike që rrezikon drejtësinë