Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

30 vite pa investim, Bashkia e Devollit nuk ka fonde për qendrën shëndetësore në Përparimaj

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 12:32 | Aktualitet
30 vite pa investim, Bashkia e Devollit nuk ka fonde për qendrën

Vetëm 8 km larg Bashkisë së Devollit ndodhet fshati Përparimaj. Banorët e këtij fshati përveç shumë vështirësive të tjera infrastrukturore dhe sociale, janë të detyruar të marrin shërbimin shëndetësor në një godinë, e cila vetëm si qendër shëndetësore nuk ngjason.

Vetë banorët shprehen se që nga fillimi i demokracisë kjo ndërtesë nuk ka plotësuar as kushtet minimale për një qendër shëndetësore.

Bashkia e Devollit e pranon që kjo qendër shëndeësore nuk ofron kushtet optimale për ti shërbyer banorëve dhe mungesa e fondeve e bën të pamundur përmirësimin e kushteve aktuale.

Deri kur Bashkia Devoll, të konkretizojë projektin që nuk është as në plan, banorët e fshatit Përparimaj duhet ende të marrin kujdes shëndetësor në një ndërtesë e cila më shumë ka funksionin e një hangari sesa një vendi ku merret shërbimi shëndetësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë