39 milionë “të shpëtuar”, si i ruan Evropa vendet e punës gjatë krizave?

Gati 39 milionë njerëz në Europë po paguhen nga qeveritë për të punuar me kohë të pjesshme ose pa punuar aspak, një nivel rekord i mbështetjes së rajonit në rrugën për ti shpëtuar recesionit të thellë të shkaktuar nga koronavirusi. Si kurrë më parë, po ofrojnë mbështetje përmes programeve që inkurajojnë kompanitë në vështirësi që të mbajnë punonjësit, por duke ulur orarin e tyre të punës. Shteti më pas subvencionon një pjesë të pagës së tyre, në disa vende, duke paguar deri në 80% të pagave mesatare.