4 arsyet për rikthimin e vizave, Deliu: Kemi dyfishim të kërkesave për azil

Nuk mjafton vetëm kërkesa e një shteti për rikthimin e mekanizmit të pezullimit të liberalizimit të vizave, por kjo ndodh kur shkelet një nga 4 kushtet e këtij procesi. Kështu e shpjegoi në studion e A2 CNN, përfaqësuesja e Lëvizjes Europiane, Nirvana Deliu. Sipas saj, Shqipëria nuk ka një kërkesë zyrtare nga vendet e BE-së për Komisionin Europian për pezullimin e vizave.