“4 sfidat e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit”

Në një intervistë në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, profesori i kriminologjisë Ervin Karamuça, tha se e konsideron shkarkim, largimin e Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Për të, Policia ka qenë e çoroditur sepse nuk ka një strategji të mirëfilltë dhe nuk po i përgjigjet në kohë me cilësi dhe autoritet ngjarjeve kriminale. Sipas Karamuçës, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të përballet në detyrën e re me 4 sfida tepër të rëndësishme.