40% e rinisë duan të largohen përgjithmonë – A2

40% e rinisë duan të largohen përgjithmonë

Migracioni, edukimi dhe integrimi evropian, këto janë sfidat kryesore të rinisë shqiptare, por dhe të shoqërisë në tërësi. Në Hotel Tirana, Fondacioni Friedrich Ebert prezanton gjetjet kryesore të “Studimit Rinor Shqiptar 2018/2019”, i cili ka analizuar në hollësi vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë sot, si dhe dëshirat dhe ambiciet që ata kanë për të ardhmen e tyre. Jonida Smaja, nga zyra e Friedrich Ebert në Tiranë, e ftuar në “Dita jonë” për këtë temë të rëndësishme.