Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

40 vjet pa investime, banorët e Komanit dhe biznesi protestojnë për rrugën

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 16:10 | Sociale
40 vjet pa investime, banorët e Komanit dhe biznesi protestojnë

Përfaqësues të banorëve dhe bizneseve përgjatë rrugës së Komanit, kanë protestuar, këtë të enjte, për shkak të gjendjes në të cilën ka mbetur rruga që përdoret nga të paktën 10 mijë banorë pa llogaritur këtu turistët.

Gjatë fushatës elektorale, kjo rrugë u premtua që do të ishte nga investimet e para në këtë zonë, por tanimë, kjo rrugë duket se ka dalë nga prioritetet e qeverisë, pasi nuk është parashikuar as me investimet afatshkurtra dhe as në ato afatmesme.

Protestuesit kanë paralajmëruar që nëse nuk marrin një reagim pozitiv për rikonstruksionin e rrugës, atëherë ata do ta bllokojnë atë, duke bllokuar edhe punonjësit e hidrocentralit të Komanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë