42 të arrestuar për trafikimin e mbi 1,5 ton drogë në BE, kreu i grupit kapet në Shqipëri

42 persona janë arrestuar si pjesë e një operacioni masiv policor të shtrirë në Shqipëri dhe gjashtë shtete të Bashkimit Europian. Në Shqipëri, është vënë në pranga në Shkodër një 51-vjeçar, me inicialet A.B. i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni ndërkombëtar i koduar “Goldfinger”, organizuar nga EUROPOL, është drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, por është shtrirë edhe në Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN