49 kg kokainë e kapur në Durrës, babai i Arbër Çekajt: Nuk kisha dijeni

Një operacion policor i realizuar në bashkëpunim me autoritetet portuale të portit të Durrësit kanë kapur 49 kilogramë lëndë narkotike kokainë e fshehur në një kontejner në banane që vinte nga Ekuadori me destinacion vendin tonë. Në prangat e policisë ka rënë pritësi i kontejnerit, i cili është Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili është dënuar tashmë për 613 kilogramë kokainë e që erdhën në të njëjtën mënyrë nga Ekuadori tre vite më parë.