Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

5 orë në 30 sekonda, shpërthimi i vullkanit në Filipine

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 10:55 | Aktualitet

Një video e xhiruar për 5 orë, e përmbledhur në “timelapse” për më pak se 30 sekonda, tregon shpërthimin e vullkanit Taal, në jug të Manilës në Filipine, të dielën. Sipas mediave vendase, hiri u ngrit në ajër për 15 kilometra. Taal, një prej vullkaneve më të vegjël aktivë në botë, ndodhet në mes të një liqeni rreth 70 km në jug të Manilës. 8 000 banorë që jetojnë rreth liqenit janë evakuuar dhe janë larguar nga zona e rrezikut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë