5 sekonda pa oksigjen në botë!

Imagjinoni sikur i gjithë oksigjeni I Tokës të zhdukej. Jo përgjithmonë, por le të themi për 5 sekonda? A do të ishim ne në gjendja ta mbanim frymën? Çfarë do t’i ndodhte atmosferës? Po mjedisit? Ish-presidenti amerikan Ronald Reagan thotë se informacioni është Oksigjeni i kohërave moderne. Dhe ne sot do t’iu tregojmë sot, se çfarë ndodh nëse bota do të humbiste oksigjenin vetëm për 5 sekonda.
Merrni frymë thellë. E ndjeni sa çliruese është? Ajo që po frymoni ju është oksigjen, që përbën 21% të atmosferës sonë, ndërsa pjesa tjetër është 78% nitrogjen. Edhe pse nuk është gazi më i bollshëm në atmosferën tonë, ai është më i rëndësishmi. Pa oksigjen, bimët, kafshët, uji dhe ne njerëzit nuk do të ishin atje ku jemi sot.
5 sekonda mund të mos tingëllojë si shumë kohë për të qenë pa oksigjen. Shumica prej nesh mund të shkojë të paktën 30 sekonda pa marrë frymë, kështu që… do të ndodhte aq shpejt saqë trupi juaj nuk do ta vërë rë madje. Por dhe nga ata si Herbert Nitsch, që kanë qëndruan për frymuar deri në 9 minuta I zhytur 214 metra thellësi. Çmenduri apo jo. Por frymëmarrja juaj në të vërtetë do të mbetej normale. Por sa i përket gjithçkaje tjetër, jo dhe aq shumë.
Në vetëm 5 sekonda, Toka do të dukej krejtësisht ndryshe. Pa oksigjen, ju mund t’i thoni lamtumirë digave dhe çdo gjëje tjetër të bërë nga betoni. Këto struktura do të rrëzoheshin menjëherë.
Oksigjeni vepron si një agjent i veçantë lidhës ndaj betonit. Pa të, betoni është vetëm pluhur.