Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

5 vite më pas, gjithmonë “Je suis Charlie”

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 17:25 | Bota
5 vite më pas, gjithmonë “Je suis Charlie”

Kur gazetarët e “Charlie Hebdo” vendosën në takimin e përjavshëm të orës 10:00 që të ribotonin karikaturat e Profetit Muhamed, thanë se duke i rikthyer ato nuk kishin ndryshuar shumë gjëra.

Por që nga ajo ditë, kur dy vëllezër të armatosur, me prirje radikale islamike, hynë në redaksi dhe vranë 12 persona, ca gjëra kanë ndryshuar. Takimi i stafit editorial u zhvillua në një vend të fshehtë, ndërsa policë të armatosur bënin roje në hyrje të zyrës së re të revistës, që ngjason më tepër me një bunker.

Sulmet e kthyen revistën në një simbol global të fjalës së lirë. Ndërsa para tyre ajo luftonte për mbijetesë me gati 30 kopje të shitura në javë, botimi i parë pas sulmit u shit në 8 milionë kopje. Tashmë, numri i shitjeve ka arritur në nivelin e 55 mijë kopjeve në javë.

Dy atentatorët u vranë që atë ditë të 7 janarit 2015, por 14 persona po gjykohen këto ditë në Paris, të akuzuar si bashkëpunëtorë në atë akt të tmerrshëm. Vendimi për të ribotuar karikaturat pikërisht në ditët e fillimit të procesit ishte një mënyrë për të treguar se ata ishin akoma në këmbë e jo në gjunjë.

Nga të mbijetuarit e atentatit, disa u larguan në këto pesë vite. Por të tjerë, edhe figura kryesore, qëndruan. Ata tregojnë ndjesitë e këtyre viteve dhe shpresën për vendosjen e drejtësisë si nderimi më i mirë për kolegët e tyre të vrarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë