Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

5 zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA sot në Prishtinë, takim me Kurtin

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 08:52 | Kosova
5 zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA sot në

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara dërgojnë sot në Kosovë dhe Serbi një delegacion prej 5 zyrtarësh të lartë, në një sinjal të intensifikimit të përpjekjeve për të shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres italiane. Në Prishtinë ata pritet të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vizitat në të dyja vendet synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

Sipas burimeve në Bruksel, në fokus do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve mes Kurtit dhe Vuçiç sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Synimi i bllokut evropian është që takimi I radhës me Kurtit dhe Vuçiç të mbahet parafundit të muajit janar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë