Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

500 mijë karta identiteti që skaduan vjet janë ende në qarkullim

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 17:24 | Aktualitet
500 mijë karta identiteti që skaduan vjet janë ende në

Aplikimi për një kartë të re identiteti zgjat për pak minuta dhe çdokujt që i ka skaduar ky dokument vitin e kaluar, mund të aplikojë në zyrat e ALEAT, siç kanë vepruar 1 milionë shqiptarë.

“Është ende një shifër goxha e konsiderueshme, rreth 450-500 mijë shqiptarë që ende nuk i kanë rinovuar ato, edhe pse kanë një dokument të skaduar tashmë”, tha Bledar Doracaj, drejtor i Gjendjes Civile.

Përpos kartave të identitetit, vitin e kaluar kanë skaduar edhe 600 mijë pasaporta biometrike, ku thuajse gjysma e tyre janë rinovuar tashmë. “Duke përfituar nga rasti iu bëj thirrje të gjithë atyre shtetasve të cilët posedojnë një dokument të skaduar, t’iu drejtohen sporteleve pasi iu duhet pak minuta për t’u pajisur me dokument të vlefshëm”, thotë Doracaj.

Një qytetar që paraqitet në zyrat e reja, duhet të ketë me vete kuponin e marrë nga Posta Shqiptare, që për kartën e identitetit kushton 1500 lekë dhe për pasaportën 7500. Në rastin e procedurave të përshpejtuara, tarifat janë më të larta. Pasi plotësohet formulari vendosen shenjat e gishtërinjve dhe hidhet firma digjitale, për t’u përmbyllur me fotografi. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli