Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

53% e ankesave pranë KLSH për abuzimet me pronat

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 17:14 | Sociale
53% e ankesave pranë KLSH për abuzimet me pronat

Pronat mbeten halli më i madh i shqiptarëve dhe një ndër format, me të cilat abuzohet më shumë. Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se më shumë se gjysma e totalit të ankesave që kanë bërë qytetarët gjatë vitit 2018 i takojnë pikërisht fushës së privatizimeve dhe kthimit të pronës.

Sipas raportit vjetor të KLSH-së, gjithsej janë bërë 290 ankesa, nga të cilat 192 janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigje, ndërsa 98 janë në proces verifikimi. 53% e ankesave të adresuara Kontrollit të Lartë të Shtetit i takojnë privatizimit dhe kthimit të pronës; 9% administrimit financiar dhe fushës së prokurimit publik; 31% fushave të tjera dhe 7% trajtojnë çështje të ndryshme.

Ndërkaq abuzimet me pronën rezultojnë të jenë edhe një ndër zërat kryesorë, ku KLSH ka konstatuar shkelje me dëm ekonomik gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave zyrtare, nga totali i dëmit prej 193 milionë euro që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, rreth 54 milionë euro janë pikërisht nga keqadministrimi i pronës shtetërore të dhënë me qira dhe koncesione.

A2 CNN Livestream

Dita jonë