Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 14:47 | Sociale
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell,

6-7 persona në ditë pësojnë infarkt të zemrës. Dehidratimi apo humbja e lëngjeve për shkak të temperaturave të larta është një nga shkaqet që këtë periudhë ka shtuar urgjencat kardiologjike në QSUT.

Mjekët tërheqin vëmendjen për të mos u ekspozuar gjatë në diell si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Më të rrezikuarit nga aksidentet vaskulare janë meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç. Jo të gjitha infarktet përfundojnë në humbje jete. Por cilat janë sinjalet e zemrës dhe shenjat e një arresti kardiak?

“Prezantimi bëhet me dhimbje të gjoksit të forta. Një individ që ndjen dhimbje gjoksi të forta, të zgjatura, të përhapura në të gjithë kraharorit, që mund të marrin shpatullën, krahun e majtë apo dy gishtat e fundit të dorës, janë individë që kanë e kanë marrë sinjalin e një infarkti dhe menjëherë duhet të telefonojnë urgjencën”, shprehet mjeku Taulant Gishto, kardiolog, QSUT.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, stili i jetës, mënyra e ushqyerjes, aktiviteti fizik është vendimtar në ecurinë e sëmundjeve kardiovaskulare. Por edhe për ata persona që kryejnë palestër,0 kardiuologët kanë disa këshilla të veçanta. “Edhe në palestra kanë ndodhur fatalitete. Një individ që e nis vonë këtë aktivitet fizik, duhet të bëjë më parë një kontroll te mjeku”.

Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë për sëmundshmërine dhe fatalitete në popullatë. Edhe gjatë pandemisë u vu re se zemra vriste më shumë se Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë