Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

6 kg kokainë e heroinë, kush është 40-vjeçarja, “koka” e grupit të shpërndarësve në Tiranë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 16:30 | Kronikë
6 kg kokainë e heroinë, kush është 40-vjeçarja,

Policia e Shtetit ka goditur një grup shpërndarësish droge, në kuadër të një operacioni ku u bë e mundur kapja e 1100 dozave të vogla heroine dhe kokaine, gati për t’u shpërndarë në tregun e përdoruesve të drogës në Tiranë. Ato janë pjesë e 6 kilogramëve kokainë e heroinë në total të bllokuara nga policia e Tiranës, në goditjen e një grupi kriminal shpërndarësish, që drejtohej nga një 40-vjeçare.

Operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” çoi në pranga të dyshuarën si drejtuese të grupit, Brikena Frakulli dhe tre anëtarët e tij Hortenca Biçaku, 41 vjeç, Artur Kristo, 40 vjeç dhe Klevi Banushi, 20 vjeç.

Sasia e drogës u gjet nga kontrolli policor në banesën e Brikena Frakiullës dhe Artur Kristo, përkatësisht 3.8 kg heroinë dhe 2.1 kg kokainë. Përveç lëndës narkotike në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan shuma parash kesh, 83.5 mijë euro, 420 mijë lekë, 2 automjete e dy motoçikleta, si edhe peshore elektronike dhe aparate celularë.

Referuar hetimit të rastit, të nisur në janar të këtij viti, katër të arrestuarit funksiononin si një grup kriminal, ku 40-vjeçarja Frakulli kishte rolin e drejtueses. Ajo dyshohet se siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha, që më pas ndahej në doza të vogla.

Policia tha se ka identifikuar furnitorin e saj dhe se po punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij. Grupi i drejtuar nga Frakulla e kishin shtrirë tregtimin në doza të kokainës e heroinës në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

https://a2news.com/2023/02/04/goditet-grupi-kriminal-i-drejtuar-nga-nje-grua-ne-tirane-sekuestrohen-heroine-e-kokaine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani