60% e shqiptarëve, të pakënaqur me punën

Një studim i kryer nga qendra kërkimore EPPC konstaton se pagat e ulëta dhe mundësitë e pakta për karrierë që ofrojnë kompanitë për punonjësit, janë dy arsyet kryesore që i detyrojnë punëmarrësit të kërkojnë një punë të re. 60% e shqiptarëve janë shprehur të pakënaqur nga puna që bëjnë, ndaj, për të folur mbi arsyet e kësaj shifre të lartë, në “Dita jonë” ishte i ftuar drejtuesi i EPPC, zoti Erald Pashaj.