Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

8 Marsi në Durrës, “Këpucët e kuqe”, homazh ndaj viktimave të dhunës

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 14:54 | Sociale

Në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka gjetur një mënyrë ndryshe për ta përkujtuar këtë ditë, natyrisht jo duke festuar por duke kujtuar dhe sensibilizuar shoqërinë.

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë.

Regjisorja Driada Dervishi, shprehet për simbolikën e vendosjes së këtyre këpucëve të kuqe. “Çdo këpucë e kuqe simbolizon gjakun e një gruaje, mungesën e saj dhe vjen si homazh për të gjitha gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje, por jo vetëm”.

https://youtu.be/Z7cfmfmokuQ

Ndërsa aktorja Adelina Muça u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të ngrenë zërin e tyre, të denoncojnë rastet e dhunës, sepse nuk do të jenë asnjëherë vetëm. “Për mua problemi është ngritja e zërit, thënia e të vërtetës. U bëj thirrje ta thonë atë çka u shqetëson”, tha ajo.

Këtë 8 Mars, nisma “Këpucët e kuqe” vjen për herë të parë në Durrës. Që prej vitit 2009, këpucët e kuqe të Elina Chauvet, artistes meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje, kanë shëtitur botën. Prej më shumë se një dekade, “Këpucët e kuqe” vijnë si simbol i vrasjeve të grave nga dhuna.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli