Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

8 vjet nga protesta e 21 janarit, përkujtohen viktimat

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 20:23 | Aktualitet

8 vjet me pas dhimbja vazhdon të jetë e njëjtë për Ana Veizin, e cila u kthye në simbol te 21 janarit. Nga protesta e dhunshme para kryeministrisë mbetën të vrarë 4 persona, të cilët u përkujtuan edhe këtë vit,  sipas të njëjtit skenar.

Në pllakatet që shënjojnë vendet ku u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vendosën lule. Në homazhe krahas deputetëve aktual të PS-së, morën pjesë dhe ata që drejtuan protestën në 2011-n, por dhe persona që në ato momente ishin të pranishëm.

Detaj nga përkujtimorja e sotme

Në Dhjetor të 2017 qeveria Rama miratoi një vendim për dëmshpërblimin e katër familjeve të viktimave. Dy ish-zyrtarët e Gardës  që u shpallën fajtorë për ngjarjen, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u dënuan përkatësisht me 1 vit burg dhe 3 vite burg.

Në nëntor të vitit të kaluar Garda e Republikës i paditi ata duke kërkuar të mbulojnë shpenzimet  gjyqësore dhe të dëmshpërblejnë familjarët e viktimave me  2.1 milionë Euro. Familjarët nga ana tjetër çështjen e drejtuan drejt Strazburgut.

Në pritje të drejtësisë, ironikisht, personat që gjykuan çështjen e 21 janarit u shkarkuan nga Vettingu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani