Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

89 fëmijë me Covid-19 në Shqipëri, pacientët e vegjël pa shenja

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 16:08 | Aktualitet
89 fëmijë me Covid-19 në Shqipëri, pacientët e

Pavioni i Covid-19 në shërbimin infektiv të pediatrisë që nga fillimi i epidemisë nuk është përdoruar asnjëherë, pasi fëmijët e prekur nga koronavirusi nuk kanë pasur nevojë për shtrime dhe as forma të rënda të sëmundjes. 12 shtretër janë planifikuar për pacientët e vegjël në këtë shërbim, por dhe skenarë të tjerë nëse do të kemi ndryshim të situatës.

89 fëmijë janë prekur nga koronavirusi gjatë tre muajve të pandemisë, por aktualisht janë të sëmurë aktivë 24. Shefja e shërbimit infektiv të pediatrisë tregon për A2 se fëmijët e infektuar janë kryesisht asimtomatike.

"Vetëm 20% kanë qenë me shenja të lehta të sëmundjes, ndërsa pjesa më e madhe kanë qenë pa shenja, por janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik, që është bërë në rastet e prindërve që kanë dalë pozitivë. Shenjat e sëmundjes janë si të një infeksioni viral, si gripi, temperaturë e shoqëruar me kollë, djegie fyti dhe në rastet më të avancuara edhe shenja të përfshirjes së aparatit respirator", shprehet Gjeorgjina Kuli, shefja e shërbimit infektiv të pediatrisë.

Fëmijët e prekur janë të moshave të ndryshme, mbi 1 vjeç deri 14 vjeç. Mjekja Gjerogjina Kuli thotë se deri tani nuk ka pasur raste të riaktivizimit të koronavirusit te fëmijët e shëruar. Për pacientët e vegjël shefja e pediatrisë nuk rekomandon përdorimin e ilaçeve.

"Në qoftë se nuk ka shenja nuk duhet të përdoret asnjë medikament. Prindërit duhet të kenë kujdes simptomat, të kontrollojnë temperaturën, vënien re të shqetësimeve të ndryshme të aparatit respirator, nëse kanë vështirësi në frymëmarrje apo dhe kontrolle nëse kanë puçrra në trup. Për çdo shqetësim të vënë në dijeni pediatrin dhe mjekun e familjes".

Por, a këshillohet mbajtja e maskës për fëmijët e vegjël ashtu si te të rriturit? "Në moshën mbi 4 vjeç rekomandohet, pasi më të vegjlit nuk janë koshientë për ta mbajtur. Në rrugë dhe në parqe jo, por në këto raste nuk duhet ruajtur distancimi fizik”.

Shefja e infektivit thotë se, pasi fëmija shërohet dhe del negativ, mund t’i rikthehet jetës normale dhe frekuentimit të kopshteve dhe çerdheve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë