9 miliardë euro për rajonin, Gajo: Mungojnë projektet që të përfitojmë sa më shumë fonde

9 miliardë euro janë parashikuar të investohen në sektorë të ndryshem nga BE-ja në vendet e Evropës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Ekspertët e shohin këtë si një rreze drite në një kohë me re të zeza për shkak të pandemisë, tërmetit dhe parashikimeve për një rënie të fortë ekonomike.