A do të ketë ndikim në ekonomi pezullimi i lejeve të ndërtimit? – A2

A do të ketë ndikim në ekonomi pezullimi i lejeve të ndërtimit?

Lejet e ndërtimit janë të rëndësishme për pushtetin vendor pasi, prej tyre vilen jo pak taksa e rrjedhimisht, grumbullohen të ardhura të konsiderueshme. Të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Coplan, të portalit financatvendore.al tregojnë se në 6 mujorin e parë të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka mbledhur 3,5 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga firmat e ndërtimit kur marrin lejen. Bëhet fjalë për rreth 2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rritje të ndjeshme të të ardhurave nga kjo taksë ka edhe bashkia Durrës dhe ajo e Lezhës.

Për të folur për ndikimin që pezullimi i lejeve të ndërtimit në këto qarqe do të ketë tek ky sektor, por edhe situatën e biznesit në zonat e dëmtuara dhe ndërhyrjet që duhen bërë, i ftuar në studio zoti Mateo Spaho, ekspert për ekonominë, dekan në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”.