Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A do të ngrihet qendër tregtare te Kopshti Botanik? Mazniku sqaron në A2 projektin e bashkisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 09:32 | Politikë
A do të ngrihet qendër tregtare te Kopshti Botanik? Mazniku sqaron

Kalimi i pronësisë së Kopshtit Botanik të Tiranës te Bashkia e Tiranës, që deri tani ishte nën menaxhimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka shkaktuar debat ditët e fundit.

Ka edhe një padi në gjykatë nga ana e Fakultetit për mostransferimin e pronësisë.

Në studion e “Dita jonë” në A2 ishte i ftuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili tregoi planet për Kopshtin Botanik. Kur u pyet për dyshimet nëse në të ardhmen mund të hidhen ndoshta themelet e një qendre tregtare në atë kopsht, Mazniku tha: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, kur bën kalimin e pronësisë nga shteti te bashkia, e vendos në mënyrë taksative që kopshti nuk do të tjetërsohet. Kjo është e shkruar në vendim. E dyta, nuk është në interesin e bashkisë që ta bëjë këtë gjë. Bashkia kërkon ta përfshijë në investimet që ka bërë deri tani, si në Liqenin Artificial. Sot është një kopsht i degraduar dhe universiteti nuk ka mundësi të kujdeset për të”.

https://a2news.com/2019/10/09/debati-per-kopshtin-botanik-koni-per-anulimin-e-vendimit-veliaj-akuza-per-vjedhje/

Mazniku shtoi se “çdo projekt i madh i bashkisë është shoqëruar me skepticizëm”.

“Interesi i bashkisë është i thjeshtë: kopshti të rivitalizohet dhe në periudhën kur nuk i duhet universitetit, të jetë i hapur për qytetarët e Tiranës. Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me universitetin që t’i ruhen të gjitha të drejtat që gëzojnë sot dhe i kemi premtuar që arsyeja pse sot nuk kemi projekt specifik sepse duam që këtë projekt ta bëjmë bashkë me universitetin”, theksoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

https://a2news.com/2019/10/09/protesta-per-kopshtin-botanik-veliaj-koni-merr-5-mije-lekeshat-e-nuseve-dhe-tenderet-e-rojeve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë