Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

A do të përdorë Putini armë bërthamore? Ukrainasit blejnë tableta jodi, Amerika përgatit skenarët

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 15:47 | Bota
A do të përdorë Putini armë bërthamore? Ukrainasit

Me tableta jodi për të trajtuar helmimin nga rrezatime të mundshme dhe doza humori, banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev po përgatiten për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sugjerimeve të forta se Moska po e konsideron një lëvizje të tillë pas dështimeve të ushtrisë në terren. Jodi përdoret për trajtimin e helmimit nga rrezatimi.

“Mund të presësh gjithçka nga Putini. Ai është një idiot”, thotë një qytetar. Të tjerë po i përgjigjen me humor paralajmërimeve për apokalips bërthamor.

Në rrjetin social Telegram një kanal që propozon mbledhjen për një orgji në bregun e Shchekavytsya, si alternativë ndaj strehimit në bunker, ka siguruar mijëra ndjekës.

“Kjo është një mënyrë për të treguar sesa më shumë ata përpiqen të na frikësojnë aq më shumë ne do ta transformojmë frikën në diçka tjetër”, thotë një tjetër.

Po a ekziston vërtet mundësia që Rusia të përdorë armë bërthamore? Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë thënë vazhdimisht që po e marrin me seriozitet paralajmërimin e Putinit, e madje Uashingtoni po shqyrton edhe skenarët se si do të reagojë ndaj një mundësie të tillë. Sipas ekspertëve të sigurisë në SHBA, Putin i cili kurrsesi nuk do të pranojë humbjen në Ukrainë, mund të realizojë një sulm që do ishte një hap larg të qenit bërthamor.

I tillë do të ishte për shembull një sulm ushtarak kundër impiantit nuklear të Zaporizhias, apo shpërthim i një pajisjeje bërthamore në lartësi të madhe apo larg zonave të banuara. Burime të sigurisë të cituara nga CNN thonë se nëse Putin nuk shënjestron zonat e banuara, Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen përmes asaj që e kanë cilësuar si "ekspozim të muskujve bërthamorë". Edhe pse frika se Putin mund ta çojë luftën në një nivel të ri të rrezikshëm është rritur javët e fundit, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në një intervistë ekskluzive për CNN, ditën e diel, se për momentin nuk ka asgjë që të sugjerojë se Putin ka vendosur të përdorë armët bërthamore në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani