Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“A e kalon dot Atlantikun?”, debate Rama-Berisha në Kuvend

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 13:10 | Politikë
“A e kalon dot Atlantikun?”, debate Rama-Berisha në Kuvend

Kryeministri Edi Rama është përplasur me paraardhësin e tij Sali Berisha, gjatë seancës së sotme në Kuvend. Akuzave të Berishës për përfshirjen e bashkëshortes së Kryeministrit si aksionere në një bankë të nivelit të dytë, Rama iu kundërpërgjigj duke nënkuptuar se Berisha nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.

“Më thuaj Sali, nëse dëshiron, a mund ta kalosh Atlantikun?”, pyeti Rama ndërsa shtoi: “Me Amerikën, kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejtë dhe tani do të largohem pasi Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një komunikim me mua, e nëse do të më autorizojnë do ta them se për çfarë bëhet fjalë”.

Ndërsa Berisha iu përgjigj: “Me shtetet e Bashkuara të Amerikës kam arritur atë që nuk mund ta arrish ti kurrë, ndërsa ti quajte Donald Trump turp të qytetërimit. Unë nuk udhëtoj kurrë jasht, pavarësisht ftesave të shumta që kam marrë, pasi tani preferoj të përfaqësoj qytetarët që më kanë zgjedhur”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë