Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“A e ke ndryshuar pastruesen kohët e fundit,” amnistia fiskale “përplas” Krajën me deputeten socialiste

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 22:45 | Ekonomi
“A e ke ndryshuar pastruesen kohët e fundit,” amnistia fiskale

I gjithë debati që është ngritur mbi amnistinë fiskale për deputeten socialiste Pranvera Resuli vjen nga disa keqkuptime ndaj nismës që pritet të marrë qeveria Rama.

Në një lidhje direkte me “A2 Business”, zonja Resuli, e cila është edhe anëtare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, theksoi se nga kjo amnisti janë të përjashtuar të gjithë individët që mund të jenë gjykuar penalisht apo mund të gjykohen në të ardhmen.

E pyetur sesi do të bëhet dallimi mes atyre që janë raste përjashtimi dhe pjesës tjetër, deputetja socialiste tha që nuk do të përfitojë askush rreth të cilit ka paragjykim se mund t’i ketë fituar paratë nga veprimtari kriminale.

“Njerëzit janë evazorë sepse mungon edukimi fiskal apo njohurive. Në mënyrë taksative nuk mund të përfitojë asnjë zyrtar që shihet si i paragjykuar nga opinioni se i ka fitimet nga burime të paligjshme.”

Kurse, për ekspertin e ekonomisë Akil Kraja amnistia fiskale është thjesht një mënyrë që paratë e realizuara nën mbështetjen e pushtetit aktual të injektohen në realitetin ekonomik.

Nga ana tjetër, Artan Gjergji thekson se problemi kryesor qëndron tek mungesa e transparencës nga ana e qeverisë.

“Debati për amnistinë është pak teorik. Në parim mendoj që Shqipëria e meriton një amisti fiskale por ne kemi abuzuar shumë me këtë term. Biznesi ka të drejtë të rifusë në ekonomi disa asete të fjetura. Ka mungesë të transparencës. Nuk ka një draft publik që ekspertët të shohin, të mirat e saj. Le hapësirë për të dyshuar që nuk do të ketë një filtër. Që te shifra tavan e vendosur. Nëse do ketë transparencë nuk e shoh si proces negativ.”

Duke u ndalur te ajo pjesë e shqiptarëve të diasporës që mund të përfitojnë nga amnistia, deputetja socialiste Resuli argumentoi se ata e meritojnë që të zyrtarizojnë kapitalet në Shqipëri. Por deklaratat e saj u kundërshtuan nga Akil Kraja.

Kraja: "Së pari nëse një individ do të blejë një apratament në cash mund ta marrë. Për të marrë një leje ndërtimi për një godinë në Shqipëri, nuk kërkohet burim financimi. Diskutimi mbi amnistinë fiskale është tagji-komik.”

Resuli: "Nuk fitojmë asgjë nga fokusimi në sensin politik. Uroj që amnistia të bëhet me instrumentet e duhura. Nuk është amnisti penale."

Kraja: "Dy ministrat tuaj thanë që do të ketë amnisti penale dhe fiskale. Për të ligjëruara pasuritë e krijuara nga veprat penale. Nuk e kuptoj këtë. A keni ndryshuar pastruese kohët e fundit?"

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli