Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A është besëlidhja rruga për të rikthyer Metën në politikë? Vasili përgjigjet në studion e “Ditari”-t

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 14:03 | Politikë
A është besëlidhja rruga për të rikthyer Metën

Petrit Vasili, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, komentoi në studion e “Ditari” në A2 manifestimin e mbrëmjes së djeshme të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, duke thënë se mesazhi i dhënë aty “është marrë me të gjithë fuqinë e duhur”.

“Mijëra njerëz dhanë një mesazh për të gjithë shqiptarët. Ishte një manifestim madhështor për një të drejtë bazike. Sot, është shumë më ndryshe nga dje. Mesazhi është marrë me të gjithë fuqinë e duhur. Jam i lumtur sepse përpara se të fliste presidenti, folën njerëzit e fjalës. Parlamenti ka miratuar një ligj haptas antikushtetues: ligji për dividentin. Presidenti ua ka kthyer këtë ligj deputetëve duke i thënë se po shkelin Kushtetutën. Deputetët e kanë votuar sërish. A është shkak ky që Parlamenti të shpërndahet? Përgjigjja është po”, deklaroi Vasili.

Kur u pyet nëse është besëlidhja rruga e Metës për t’u kthyer në politikë, Vasili u përgjigj: “Presidenti Meta është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm si mbrojtës i kushtetutës. Ngjarja e madhe është që vendi sot ka një president që po i gjendet pranë vendit tij që të mos shpopullohet, në udhëkryqin më të rrezikshëm ku ka qenë ndonjëherë Shqipëria”.

Në lidhje me tryezën e Reformës Zgjedhore, Vasili theksoi: “Kohën më të madhe e morën sot elemente si mirëfunksionimi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë pastrim të procesit në atë pjesë që qeveria drejton, pasi ndikohen dhe bëhen të pavërteta zgjedhjet. Ne i kemi konstatuar problemet, por mazhoranca i zvarrit ato duke thënë se kemi kohë. Kjo është strategji për të mbajtur peng Reformën Zgjedhore. Mazhoranca nuk është e interesuar për hapjen e negociatave sepse po të ishte do të ishin hapur me kohë. E nisëm procesin me 5 kushte dhe pasi marrim rekomandimin e katërt, kushtet sot janë 9. Nga këto, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe përfundimi i Reformës Zgjedhore ishin kushtet kryesore. Opozita i ka paraqitur draftet e saj për Reformën Zgjedhore, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca e ka sabotuar qëllimisht Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë”.

“Opozita ka dalë mbi veten. Në një nga 9 kushtet ku mund të jepte kontributin e saj, e ka dhënë. Vullneti për t’i përmbushur këto kushte nuk ekziston nga Rilindja sepse nuk duan monitorimin e rreptë që vjen nga hapja e negociatave”, shtoi Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë