A është ndjerë rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve? – A2

A është ndjerë rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve?

Instituti i Statistikave ka publikuar sot rritjen e ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit, duke rishikuar në rritje edhe shifrat e publikuara për këtë tregues në dy tremujorët e mëparshëm. Rritja në tremujorin e parë korrigjohet në 2,5%, në tremujorin e dytë në 2,4% dhe në tremujorin e tretë vlerësohet 3,8%. Në bazë të përllogaritjeve të reja, i bie që ekonomia jonë është rritur si 9 mujor me një mesatare prej 2,95%. Me këto vlerësime të fundit, objektivi i qeverisë për rritje ekonomike 3,4% gjatë 2019-s bëhet më i arritshëm. Por, cilët janë sektorët që kanë ndikuar në rritjen e ekonomisë në tremujorin e tretë?
E ftuar: Ines Nurja, pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut.