A është Serbia masha e Rusisë në Ballkan?

Përditësuar më: 28/5/2022, ora 17:24

Lufta në Ukrainë ka pështjelluar edhe më tej dinamikat në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah fërkime të përtërira mes udhëheqësve serbë dhe atyre të vendeve fqinje. Për shembull, në ndjekje të përjashtimit të Federatës Ruse nga Këshilli i Europës – dhe pamundësisë së saj për të ndikuar vendimmarrjen në këtë organizatë – Kosova vendosi të aplikojë për t’u bërë anëtare. Menjëherë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e akuzuar Kosovën se ka “shkelur brutalisht” marrëveshjen e Uashingtonit. Dhe ndërsa zhvillimet e fundit në diplomacinë rajonale duken relativisht të reja, krahas një gjallërimi të nacionalistëve serbë në mbështetje të luftës së Putinit, rrënjët e tensioneve rreth marrëdhënieve të Beogradit me Moskën janë të thella dhe të ndërlikuara.