Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A i japin fund ngërçit me pronat ndryshimet ligjore?

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 16:56 | Aktualitet

Parlamenti ka parashikuar në rendin e ditës që të miratojë ndryshimet në ligjin “Për kalimin e pronësisë”, pas kritikave të Komisionit të Venecias. Drafti parashikon që në rastin kur shteti i merr dikujt banesën, t’ia kompensojë atë me banesë sociale ose ta përfshijë në projektet e shpronësimit për interes publik, me nivele të caktuara të kompensimit. Pak ditë më parë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame i vlerësoi të rëndësishme ndryshimet për procesin e legalizimit. Ndjekim materialin. Ekspertët shpresojnë që me këto ndryshime në ligjin e pronave të zgjidhet ngërçi i krijuar deri më tani me pronat e zëna dhe t’iu jepen fund ndryshimeve të shpeshta ligjore, që kanë krijuar kaos në këtë proces. I ftuar në A2 Business, Myrshit Vorpsi, anëtar i asamblesë drejtuese të shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”

A2 CNN Livestream

Dita jonë