Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A ka ambicie për kryetar të PD-së? Paloka: Kam, por nuk kandidoj përballë Berishës

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 23:09 | Politikë
A ka ambicie për kryetar të PD-së? Paloka: Kam, por nuk kandidoj

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se do t’i pëlqente të ishte kryetar i Partisë Demokratike në një garë të mundshme, por theksoi se nuk do të kandidonte kurrë përballë Sali Berishës për këtë post.

Kur u pyet nga Merita Haklaj në “Intervistë”, në A2 CNN, nëse kishte ambicie për kryetar të PD-së, Paloka u përgjigj: “Unë kam 30 vjet në politikë dhe një njeri që nuk ka ambicie në politikë, nuk ka pse rri aty. Por, sigurisht nuk kam ndërmend të kandidoj përballë Sali Berishës (qesh). Më vonë, nuk i dihet jetës. Nëse Berisha do të kandidojë, me këdo që të ketë përballë, unë do të mbështes Berishën. E kam thënë edhe herë të tjera këtë gjë”.

“Unë parashikoj që do të ketë persona që do të hyjnë në garë me Sali Berishën, por vështirë se do të fitojnë. Të paktën ata që pretendojnë se Sali Berisha duhet të largohet nga partia, duhet të futen në garë, ta mundin, që Berisha të largohet”, shtoi Paloka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë