Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

A mund të filtrojë amnistia fiskale paratë e pista?

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 20:21 | Aktualitet

Pandemia e COVID-19 ka goditur fort ekonominë dhe kjo është reflektuar me rënie të të ardhurave, me rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Por, nga ana tjetër, me përkeqësim të gjendjes financiare të familjeve dhe biznesit, si dhe me rënien e besimit të tyre tek ekonomia. Qeveria u detyrua të rishikojë buxhetin për herë të tretë brenda këtij viti, në përpjekje për të amortizuar efektet e krizës. Nga ana tjetër, disa nisma të reja janë lancuar nga kryeministri. Mes tyre, amnistia fiskale që ka marrë tashmë formën e një drafti, si dhe disa projekte në infrastrukturë, si tuneli i Llogarasë, rruga Milot Fier etj. Ku do të gjenden paratë? Kush do të përfitojë nga amnistia? Si pritet të shkojë ekonomia? A do të paguhet shuma prej 109 milionë euro, vendime këto të arbitrazhit ndërkombëtar? Ne do t'i diskutojmë këto çështje në pjesën e parë të emisionit me ministren e Financave dhe Ekonomisë, zonjën Anila Denaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani