Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"SPAK mund dhe duhet të kishte bërë më shumë"

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 22:11 | Politikë
"SPAK mund dhe duhet të kishte bërë më shumë"

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, deklaroi në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, se SPAK-u nuk ka bërë pak nga pikëpamja e volumit të punës, por “mund dhe duhet të kishte bërë më shumë”.

“Më duket se qasja e opozitës ndaj SPAK-ut është për ta vënë nën presion apo për ta demotivuar. SPAK-u është një risi e gjithë procesit të Reformës në Drejtësi, i ngritur me qëllimin për ta çuar në një nivel të ri luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Nga pikëpamja e volumit të punës, nuk mendoj se kanë bërë pak. Ka pasur çështje domethënëse që tregojnë përkushtimin e tyre, por në raport me atë çfarë përfaqësojnë, unë mendoj se mund dhe duhet të kishin bërë më shumë”, tha Xhafaj për A2 CNN.

Sipas tij, “gjëja e parë që duhet të bëjnë është që të çlirohen nga e djeshmja”.

“Edhe BKH-ja është gjithashtu e rëndësishme, që mund të ndihmojë në efikasitetin dhe shpejtësinë në hetime, sidomos në fushën e korrupsionit. Unë shpresoj që edhe pas eksperiencës fillestare që kanë fituar dhe mbështetjes që kanë marrë nga faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik, ata do ta kthejnë këtë në përgjegjshmëri dhe rezultate në punë”, theksoi deputeti socialist.

A2 CNN Livestream

Dita jonë