A mund të sjellë protesta rritje të rasteve me Covid-19?

Dy protesta janë mbajtur deri tani në Tiranë, ndërsa një tjetër është lajmëruar ditën e sotme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke bërë që njerëzit të grumbullohen dhe të rrezikojë të përhapet koronavirusi.

Për këtë çështje u pyet në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili u shpreh se nuk mund të flasim nëse protesta do të ketë ndikim të rastet e reja, pasi në datën 18 maj u hoqën masat.