Jorida Tabaku ka reaguar në “Absolut 4” dhe për akuzat e përsëritura nga kryeministri Edi Rama se Partia Demokratike po thyen rregullat antiCovid me tubimet e saj duke i cilësuar ato si vatra infektimi.
Për kandidaten për deputete, Tabaku kjo është diçka e pavërtetë pasi PD zbaton të gjitha ligjet dhe masat kundër pandemisë. Megjithatë, ajo shtoi se qytetarët që i bashkohen marshimeve të Lulzim Bashës nuk mund t’i largojnë.