Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

A po shkon Shqipëria drejt një marrëveshjeje të re me FMN-në?

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 16:39 | Aktualitet

Prezenca e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjithmonë është karakterizuar me një marrëdhënie dashuri-urrejtje nga ligjzbatuesit, nga kushtet e shumta, veçanërisht për tavanet e borxhit. Diçka që palët politike e kanë sulmuar në qeveri dhe e kanë kërkuar në opozitë. Kështu në vitin 2009, FMN largohet nga Shqipëria e drejtuar nga kryeministri Berisha pas një programi 3-vjeçar dhe mban rolin e monitoruesit. Për t’u rikthyer sërish në 2013-ën, kur qeveria e sapoformuar e kryeministrit Rama e pa të nevojshme lidhjen e një marrëveshje për borxh prej 330 milionë eurosh, që do të ndihmonin financat publike në uljen e borxhit të lartë, që karakterizohej nga miliarda lekë në detyrime të prapambetura. Pas përfundimit të programit në vitin 2017, qeveria zgjodhi të mos përsërisë një marrëveshje me FMN, që prej atëherë mban rolin e monitoruesit dhe këshilluesit, por pa detyruar ruajtjen e objektivave të veçantë. A kanë ndryshuar kushtet sot? E diskutojmë me zotin Ermal Telha, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë