A2 Business, ekspertët tregojnë se pse nuk ka mjaftueshëm investime të huaja në Shqipëri

Çdo qeveri që ka ardhur në Shqipëri ka premtuar investime të huaja, brende ndërkombëtare që do të hapnin me mijëra vende pune. Por, përveç gazjsellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit, deri më tani investime të tjera madhore të huaja nuk janë parë. Madje, në përpjekje për t’i zëvendësuar, gjatë mandatit të dytë, socialistët listuan ndër fushat strategjike për investitorët e huaj transportin, telekomunikacionin, turizmin dhe bujqësinë.