Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

A2 Business zbulon shifrat e të papunëve të Covid

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 16:49 | Aktualitet

Vlerësohet në 33.428 numri i të papunëve që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në ekonominë shqiptare. A2 Business ka siguruar në mënyrë ekskluzive të dhënat e papunësisë për periudhë 3 mujore: mars, prill dhe maj. Në dy muajt e parë ekonomia u mbyll thuajse tërësisht, ndërsa në maj nisi edhe hapja e saj, pas karantinimit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në shkurt numri i të punësuarve në sektorin privat në Shqipëri ka qenë rreth 539 mijë, të dhënat e detajuara i shihni në tabelë, teksa në maj numri i të punësuarve zbriti në rreth 506 mijë, duke shkaktuar për këtë periudhë 3 mujore 33.428 të papunë. Sektori i shërbimeve është ai më i goditur nga kriza e COVID 19, pasuar nga prodhimi. Të papunët e sektorit të shërbimeve për periudhën shkurt-maj të këtij viti vlerësohen zyrtarisht në rreth 15 mijë persona, ndërsa në shërbime mbi 12 mijë vetë. Të papunë janë regjistruar edhe në tregti dhe transport. Në një numër më të vogël, të papunë ka pasur edhe në ndërtim, edhe pse ky sektor ka vazhduar aktivitetin. Por si është situata tek biznesi tani që ekonomia është hapur? Subjektet që ushtrojnë aktivitet në degë të ndryshme ankohen për mungesën e xhiros, e cila nuk iu mundëson as të shlyejnë detyrimet, duke bërë që ata të rrezikojnë falimentin. Për të diskutuar mbi këtë temë foli në A2 Business Delina Ibrahimaj, drejtoresha e përgjithshme e tatimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani