A2 CNN vëzhgim në spitalet Covid në Tiranë

A2 CNN ka kryer një vëzhgim sot në spitalet Covid në Tiranë përsa i përket fluksit të shtrimeve apo pritjes së pacientëve. Nga ajo që raporton gazetari Armend Pire duket se ka një situatë më të qetë.
“Një situatë e qetë në spitalet Covid. Për aq sa kemi monitoruar nuk kanë qenë më shumë se 5 ambulanca. Më pas nuk ka zgjatur shumë shtrimi i tyre në dhomat përkatëse”.
Referuar dëshmive të qytetarëve se ka ezaurim të shtretërve duket se autoritetet i janë përgjigjur me vënien në funksion të spitaleve rajonale duke qenë se rastet më të lehta trajtohen në spitalet rajonale. Shqetësimet e para janë mosinformimi përsa i përket gjendjes së pacientëve, ndërkohë që është rritur dhe numri i të prekurve në moshat e reja.