Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

A2 pyet Hahn për përgjegjësinë nëse vendoset për një “Jo” për Shqipërinë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 18:07 | Aktualitet
A2 pyet Hahn për përgjegjësinë nëse vendoset për

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme të Finlandës, Tytti Tuppurainen, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn iu përgjigj pyetje gazetares së A2, Klementina Cenkollari nëse një “Jo” për Shqipërinë do të ishte për shkak të problemeve të brendshme në Tiranë apo problem i brendshëm i BE.

Zyrtari në largim për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn u përgjigj me diplomaci duke thënë se situata politike në Shqipëri nuk ishte më e mira, sikurse dhe në BE duhej mbushur mendja qeverive të 27 vendeve të ndryshme.

“Të gjithë shtetet kanë rënë dakord që të vendosin disa kushte që duhen plotësuar nga të dy vendet dhe sipas vlerësimit tonë, ata i kanë përmbushur. Ishin kushte të qarta dhe sipas nesh janë përmbushur. Por vendimi final përfshin edhe elementë politikë, që nuk janë pjesë teknike. Sigurisht që situata politike e brendshme në Shqipëri nuk ndihmoi. Mendoj që duhet të tregohemi të drejtë me njëri-tjetrin në këtë proces. Duhet t’i mbushim mendjen qeverive të të gjitha vendeve anëtare”, u shpreh komisioneri Hahn.

A2 CNN Livestream

Dita jonë