A2 zbardh kontratën, elektronika e re në kuvend kushtoi mbi 60 milionë lekë – A2

A2 zbardh kontratën, elektronika e re në kuvend kushtoi mbi 60 milionë lekë

Kodi i etikës për t’i bërë të qartë mënyrën sesi duhet të vishen e sillen në sallë, statusi i deputetit, Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit ndodhen të gjitha këtë kompjuter të vogël në tavolinë e ligjvënësve shqiptarë. Sipas kontratës që disponon A2, teknologjia gjermane e sistemit të ri elektronik të votimit, që po aplikohet që prej fundit të janarit, ka kushtuar 60 milionë e 441 mijë lekë.